Nga Mero Baze

Ata që e kanë emëruar tani po bëjnë sikur nuk e kanë njohur Admir Thanzën. Gjyqtari që po kryqëzohet për një episode të shëmtuar të së shkauarës së tij, mund të merret edhe si i pandehur që ka fshehur të shkuarën në formualrin e dekriminalizimit. Ai është tani target I çdo kujt që kërkon të duket se është në anën e drejtësisë, përfshi dhe opozitën, por ai është dy herë I emëruar nga opozita e sotme në postet më të larta të drejtësisë në vend, në vitin 2009 në Gjykatë Kushteuese në mandatin e anëtarit Gjergj Sauli dhe në 2013 në Gjykatën e Lart, nga Presidenti Bujar Nishani.

Njeriu që e ka sponsorizuar ngritjene tij është personalisht Sali Berisha dhe ajo çfarë është e shëmtuara është, se një këshilltar I afërt I tij, ja ka referuar rastin në fjalë para se ai ta emëronte. Kjo I ka shërbyer Sali Berishës si një “peng” për ta pasur atë njeriun e besuar në drejtësi.

Shumë nga miqtë e tij të afërt, nuk arinin ta kuptonin, përse Thanza po ecte aq lart në sistem pa pasur ndonjë lidhje direkte me Berishën. Biles më I çuditur ishte fillimisht ai që I kishte raportuar problemin e Thanzës. Por ai vendim gjyqësor u bë për Thanzën fati real I tij, I cili e çoi në majat më të larta të drejtësisë, natyrishtë për të mos gabuar kurrë kundër atij që ja dinte cenin.

Tani kur Thaznzën po e kryqëzojnë të gjithë, tani kur ai është bërë muri ku mund të gjuhet me gurë shejtani, njeriu që e përdori atë, dhe dosjen e tij, bën si parimor.

Ajo që ka bërë Thanza natyrisht është e shëmtuar, edhe sikur ta ketë bërë siç thotë për të mbuluar krimin e dikujt tjetër. Kjo e dyta nga ana ligjore është dhe më e dënueshme se vjedhja, pasi ai ka devijuar zbatimin e drejtësisë.

Por ajo që ka bërë Sali Berisha dhe Bujar Nishani me të, duke ja përdorur këtë dosje për interesa të tyre është jo vetëm e shëmtuar, por sinteza e mënyrës se si ata e kanë drejtuar shtetin me njerëz të marrë peng, për interesa politike. Dhe ky është jë krim më I madh se ai I Thanzës.

Tani që Thanza po mban në shpinë përbaltjen publike të tij, përbaltësi real I sistemit të drejtësisë në Shqipëri hungërin si ujk I plagosur nga reforma dhe bën sikur nuk e ka mendjen për njerëzit e tij të marë peng brenda atij sistemi.

Njerëzit e tij I vërsulen Arta Markut se nuk po arrijnë ta përdorin dot për punët e tyre, ndërsa njerëzit që kanë përdorur në sistem si kamikaze deke u mbajtur peng dosjet e tyre, tani bëjnë sikur nuk I njohin.

Ndaj kur sulmoni Thanzën dhe nuk është se e keni keq, mendoni se ai është peng I katapultuar në sistem për ti shërbyer një rregjimi, për shkak të dosjes. Unë nuk e di tamam se çfarë ka marrë përsipër Thanza në atë vjedhje në supermarket, ndonjë buzëkuq apo rimel, por di që Sali Berisha ka vjedhur dosjen e tij dhe përmes saj, ai dhe fëmijët e tij I kanë shpëtuar drejtësisë nga gjyqtarë të tillë. Njeriu që ka përfituar nga vjedhja e Thanzës nuk është vet Thanza më shumë se sa Sali Berisha, ai që vendosi të përfitoj nga vjedhja e Thanzës.j.j