Një 22-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident fatal në Itali. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në San Giovani. Sipas mediave italiane, viktima është Xhoana Prenga 22 vjeç.

Vajza shqiptare po udhëtonte me një makinë Ford Fiesta nën shoqërinë e një mikut të saj dhe qenit të tyre. Automjeti që drejtohej nga 23-vjeçari italian, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, e më pas u përmbys. Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë. Automjeti shpërtheu më pas në flakë. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe të zjarrfikëses. Këto të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Trupi i vajzës shqiptare u nxorr nga mjeti pjesërisht i djegur.

Miqtë e kanë përshkruar Xhoanën “si një vajzë të mbushur me jetë dhe naive”. Ajo jetonte në Croce me të ëmën e saj znj.Diana D. dhe me motrën. Kurse babai i tyre jeton në Pescara. Xhoana ishte kthyer së fundmi nga Amsterdami, ku kishte jetuar për disa kohë.

Ndërkohë, 23-vjeçari i plagosur pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të sqaruar rrethanat e aksidentit ku humbi jetën vajza shqiptare./e.e