Teksa pritet firmosja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, kryedeiplomati grek Nikos Kotzias jep detaje nga kjo marrëveshje.

Ai konfirmon se do të marrë zgjidhje çështja e pronave të shqiptarëve, por thekson se në asnjë pikë të marrëveshjes nuk citohet fjala Çamëri, duke lënë mënjanë pretendimet territoriale.

Kotzias shton se përderisa lufta ka përfunduar, qytetarët kanë të drejtë të marrin pronat e tyre.

“Unë kurrë nuk e kam diskutuar çështjen çame dhe as nuk e pranoj një diskutim të tillë. Prona është një tjetër çështje. Pasi përfundoi lufta, shqiptarëve mund t’u kthehet prona që kishin para luftës. Bëhet fjalë për pronat të cilat, janë sekuestruar nga grupi kryesor i çamëve në Thesprotia” – shprehet ministri i Jashtëm grek.

Kotzias ka folur gjithashtu edhe për paktin detar. Ai është shprehur se kjo marrëveshje bazohet tek konventat ndërkombëtare të barazlargësisë 12 milje, shkruan Shqiptarja.com

“Baza për përcaktimin e territorit detar do të jetë përcaktimi 12 milje. Kjo është hera e parë që Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale” – tha kryediplomati grek.j.j