E përshëndes paralajmërimin e kryeministrave Tsipras dhe Zaev për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët, deklaroi në reagimin e parë ndërmjetësi special i OKB-së për kontestin e emrit, Matthew Nimetz.

“Nuk dyshoj se kjo marrëveshje do të sjellë periudhë të marrëdhënieve të përmirësuara ndërmjet dy shteteve fqinje, e veçanërisht mes qytetarëve të tyre. Jam i inkurajuar nga përkushtimi i të dyja palëve për sigurimin e dobisë së përbashkët për qytetarët e tyre nëpërmjet të krijimit të partneritetit strategjik si bazë për bashkëpunim të intensifikuar në të gjitha fushat.”, tha Nimetz.

Nimetz vazhdoi duke thënë se ka pasur nderin të jetë ndërmjetës në këtë kontest dhe shprehu falënderimet e tij për Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për përkrahjen e tij të fuqishme dhe interesin serioz për këtë çështje.

“Para së gjithash dua të uroj ministrat e punëve të jashtme, Dimitrov dhe Kotzias të cilët treguan aftësi udhëheqësi, vizion dhe vendosmëri në procesin e negociatave dhe në asnjë çast nuk u tërhoqën nga përkushtimi i tyre për gjetjen e zgjidhjes”, përfundoi Nimetz./e.e