SOLNA, SWEDEN - NOVEMBER 10: Emil Forsberg of Sweden during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: First Leg between Sweden and Italy at Friends arena on November 10, 2017 in Solna, Sweden. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Ashtu si ka shkruar sot “Daily Star”, Everton është bërë skuadra e fundit angleze në rend kohor, që kërkon të marrë sulmuesin e RB Leipzig, Emil Forsberg. Forsberg ka shkëlqyer në Bundesliga, ku luan që nga viti 2015, kur u ble nga Malmo.

Aftësitë e 26-vjeçarit, që e mbylli sezonin me 8 gola dhe 19 asiste, u panë edhe në kampionatin botëror në Rusi, ku mbajti numrin 10 te Suedia që shkoi deri në çerekfinale.

Bayern Munich, AC Milan, Arsenal dhe Manchester United janë ekipet që kanë pyetur për futbollistin skandinave, ndërsa listës i janë shtuar edhe Juventus, Liverpool e Atletico Madrid.

Por sipas “Daily Star”, trajneri i ri i Everton, Marco Silva, e ka vënë në krye të listës së dëshirave për të përforcuar ekipin. Çmimi i Forsberg është rreth 30 milionë euro.