Pronarët e rinj të Milanit, fondi amerikan “Eliot” ka bërë ndryshimet e para te gjiganti italian.

Pjesëtarët kinez të bordit, janë zëvendësuar me persona të tjerë dhe është zgjedhur Presidenti i ri i klubit.

Paolo Scaroni do të jetë tashmë numri një i shtatë herë kampionëve të Evropës. Scaroni më parë ka qenë president i një skuadre tjetër italiane.

Nga viti 1997-1999 ai ka drejtuar Vicenza dhe ka pasur disa aksione të Milanit që i kishte blerë direkt nga Berlusconi.