Rruga në hyrje deri në dalje të Pogradecit, qytetit turistik buzë liqenit të Ohrit në juglindje të vedit po rehabilitohet plotësisht, duke krijuar lehtësi në qarkullimin e automjeteve veçanërisht tani në fluksin e sezonit turistik.
Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qëndro në një prononcim për mediat në qytetin e Pogradecit u shpreh se punimet po kryhen në kuadër të kontratës që ARRSH ka në bashkëpunim me Bankën Botërore.
“Jemi duke rehabilituar plotësisht 2.1 km në hyrje deri në dalje të qytetit të Pogradecit. Vlen të theksohet që ky është një rehabilitim i plotë me të gjitha shtresat me punime në trotuar dhe me punime në kanalet e kullimit”, tha Qendro.j.j