Aventura e Luftëtarit në Europa League nuk ka filluar aspak mirë. Skuadra e Kategorisë Superiore është treguar jashtëzakonisht inferiore ndaj Ventspils, ekip letonez që mban vendin e pestë në një kampionat që ka vetëm tetë skuadra.

Vendasit kanë fituar bindshëm 5-0 ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Europa League dhe kanë hipotekuar kalimin në raundin pasardhës. Tetë minuta ka zgjatur ndeshje për gjirokastritët, të cilët janë shpartalluar në 45 minutat e para.

Lojtari i ndeshjes ka qenë sulmuesi nigerian 19-vjeçar, Akinyemi, i cili ka realizuar 4 nga 5 golat e Ventspils (8’ pen, 12’, 24’, 43’). Goli tjetër i ndeshjes është shënuar nga Aiyegun (37’, pen).

Një humbje kjo që nuk i lë shumë hapësirë Luftëtarit për të synuar një përmbysje në ndeshjen e kthimit, që do të luhet pas shtatë ditësh në Shqipëri.