Nga Klaudja Malaj/

Ishte e re, me plotë ëndrra për një jetë përrallash. Ecte me hapa të ngadaltë të arrinte aty ku dëshironte. Ishte shumë pranë finalizimit me sukses të maturës. Dëshironte që nesër të ishte dikush në jetë. Me pasion dhe këmbëngulje i premtonte vetes që do arrinte aty ku askush më parë para saj nuk e kishte shkelur atë rrugë.

Një jetë e re u pre në mes nga dora kriminale e një njeriu i cili nuk humbi vetëm “dashurinë” e vajzës që dëshironte, por kishte humbur veten radhë të parë.

Një “krim pasioni” pasardhësit e Romeos dhe Zhuljetës” nuk mendojnë asnjë moment se çdo të sjell sekonda e mëpasme.

Edhe një mikja jonë iku nga kjo botë maskiliste. Të gjitha femrat janë mike me njëra-tjetrën kur i bashkon një ideal.

Xhuljeta Çuni, në lule të rinisë, nuk do të mund të finalizonte synimet e jetës. Nuk është e vetmja, para 6 muajsh Ariela Murati u vra nga ish i dashuri.

Pse? Vetëm sepse nuk pranonin dashurinë me kushte dhe menduan se dy njerëz të civilizuar mund të kuptohen me fjalë dhe t’i ndajnë punët me mirëkuptim.

Një viktimë e radhës e cila e kishte paralajmëruar dhe parandjerë vrasjen e saj. Katër denoncime të cilat qëndrojnë te pluhurosura diku në dollapët e Gjykatës, ku tani nuk mund ta justifikojnë vdekjen e saj.

Ëndrra e çdo vajze është dashuria e vërtetë, një familje e shëndoshë, një mashkull besnik dhe një jetë e lumtur.

Edhe një fustan i bardhë u lye me gjak. Edhe një femr të pafajshme iu mor jeta pamëshirshëm. As lutjet dhe thirrjet përgjëruese nuk mundën ta ndalonin një shpirt gjakatar.

Lamtumirë Xhuljeta!