Një metodë tepër e lehtë për ta bërë veten të lexoni më shumë libra

0

Nëse ndonjëherë e keni pasur shprehinë e të ngrënit thonjtë, atëherë e dini se ekzistojnë disa shprehi që vështirë hiqen. Por, kjo nuk do të thotë se kjo është e pamundur.

Fillimisht duhet ta kuptojmë se çfarë është një shprehi.

Një shprehi, siç thotë David Kadavy, autor, fillon me një nxitje që shpin në një veprim, e pastaj në shpërblim. Përgjatë kohës, nënshtrimi jonë ndaj asaj shprehie e ndërton edhe investimin që kemi në të. P.sh., përdorimi i Facebook-ut është një rast i tillë.

Nxitësi është ndjenjat e shqetësimit apo të mërzisë të cilat ju bëjnë ta kontrolloni Facebook-un. Pastaj, nëse keni marrë një mesazh, lajmërim apo koment, ajo mund të numërohet si shpërblim. Kësisoj, ju jeni të prirë t’i nënshtroheni kësaj duke e bërë prapë të njëjtën gjë sepse në të i keni miqtë dhe fotografitë.
Kadavy thotë se mënyra më e mirë për ta hequr një shprehi të keqe dhe për ta zëvendësuar atë me një shprehi të mirë mund të bëhet në katër hapa. Pra, nëse veç preferoni ta keni një shprehi të lexuarit libra, atë e fitoni kështu:

Shmangni çfarëdo gjëje që po jua ndalon këtë.
Nëse mendimi i të lexuarit një libër po ju tërheqë, mendoni se po e lexoni në copa shumë të vogla.

Pushtojeni ‘nxitësin’ tuaj
Kurdo që e ndjeni nevojën për ta kontrolluar Facebookun – apo çfarëdo shprehie që dëshironi ta ndryshoni – më mirë kapeni librin.

Zëvendësojeni veprimin tuaj. Kadavy sugjeron që duhet vetëm të filloni të lexoni!

Përpiquni ta bëni këtë për një javë. Kadavy thotë se lidhja luaj me leximin e librave do të fillojë të ndryshojë.

Dhe, nëse as kjo nuk funksionon, ju mund të përdorni elektroshokë për t’ju ndihmuar ta hiqni shprehinë tuaj, siç ka bërë ai. Tani nuk duket edhe aq e vështirë, apo jo?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU