Nga Ana Abdi/

Përgjatë tre ditëve të fundit, Shqipëria u vizitua nga delegacioni i Partisë Komuniste Kineze, I kryesuar nga Zonja Shen Beili, Zëvendësministre në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Kjo vizitë tre ditore, kishte në fokusin e saj forcimin e marrëdhënieve me partinë Socialiste Shqiptare, forcimin e dialogut ndërshtetëror në nivelin qeveritar, parlamentar, ekonomik, (kryesisht në turizëm, infrastrukturë, agroturizm, bujqësi etj..) atë akademik, kulturor, si dhe bashkëpunimi në nivel organizatash ndërkombëtare.

Jashtë vëmëndjes dhe takimeve nuk qëndroi dhe Nisma 16+1. Unë, si përfaqësuese e rinisë socialiste, ju bashkova delegacionit përgjatë vizitës së znj.Shen Beili në Bashkinë Durrës me z.Vangjush Dako, si dhe pritjeve të delegacionit.

Përpos inkurajimit të projekteve aktuale që janë zhvilluar mes Bashkisë Durrës dhe disa Bashkive Kineze kryesisht në fushën e transportit dhe ekonomisë, znj.Beili, si kryesuese e delegacionit, inkurajoi dhe shprehu mbështetjen e saj në bashëpunime të mëtejshme në fushën e transportit, si dhe turizmit. Ajo u shpreh e gatshme se nëpërmjet platformës 16+1 mes Kinës dhe Vendeve të Europës Lindore -Qndrore dhe nismës “Një Brez, Një Rrugë” do të nxisë suportin për investime në turizëm, shtimin e kapaciteteve pritësë si dhe nxitjen e turistëve kinez për të vizituar Shqipërinë.

Një lajm mjaft i mirë vjen dhe për të rinjtë Shqiptarë. Përgjatë këtij takimi nuk mbeti pa përmendur dhe projekti i propozuar nga një grup mjaft i vogël i FRESSH në lidhje me ndërtimin e qëndrës rinore për 16 vendet e Europës Lindore-Qëndrore dhe Kinës me bazë në Tiranë.

Ky projekt i iniciuar mbi gjashtë muaj më parë, pas vizitës sime zyrtare në Pekin me All China Youth Federation, është konsultuar disa herë me përfaqësues të Ambasadës Kineze në Shqipëri si dhe përfaqsues së sekretariatit të rinisë në Kinë.
Si propozuese e projektit, e shoh si sfidë personale që në Samitin e Korrikut, Shqipëria të dalë fituese dhe ky investim i propozuar nga vizioni, përkushtimi dhe dashuria për vendin e të rinjtë e një forumi rinor, të zhvillohet në Tiranë dhe po përpiqem që nëpërjet postit që mbaj, si nënkryetare e forumit për Projekte & Marrëdhënie me Jashtë, të nxis dhe të loboj sa më shumë që pas samitit të Kryeministrave këtë Korrik, të kemi lajmin e mirë që ky investim do të zhvillohet në Shqipëri. Kjo jo vetëm se projekti është propozuar nga grupi im i punës, por edhe për faktin që Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak nga investimet ekonomike të nismës 16+1, si rrjedhojë e projekteve të pakta të propozuara nga pala jonë.

• Po përse e duam ne si të rinj këtë qëndër dhe ç’përfitime ka Shqipëria nëse ajo themelohet në Tiranë?

Sipas vizionit tim dhe njohurive në marrëdhëniet ndërkombëtare, Iniciativa “Belt and Road” dhe projekti 16+1 përbëjnë një perspective dhe një mundësi shumë të mirë sa i përket urave të bashkëpunimit, zhvillimit të mëtejshëm në fushat e ekonomisë, inovacionit, infrastrukturës, mjedisit etj, të vendeve pjesëmarrëse.

Për të përfituar nga mundësitë dhe benefitet që ky projekt ofron, FRESSH propozon që Shqipëria në Samitin e Korrikut që zhvillohet në Sofie, të paraqitet me këtë projekt strategjik dhe me rëndësi për Shqipërinë, i cili synon të ketë impakt dhe të shërbejë si një qendër inovacioni, me adresë kryesoe Tiranën, ku mblidhen të rinjtë e vendeve anëtare me qëllim bashkëpunimin në kuadër të studimeve e kërkimeve shkencore, projekteve inovatore në fushën e teknologjisë, ekonomisë, mjedisit, rinisë si dhe shkëmbime të ndryshme kulturore.

Në këtë mënyrë, me paraqitjen e këtij propozimi, impakti i projektit 16+1 transformohet në një marrëdhënie të përherëshme mes vendeve anëtare, duke ndërtuar kështu ura të qëndrueshme dhe të vlefshme bashkëpunimi, me vlerë dhe impakt në të ardhmen.

Nëse provohet të ketë sukses, iniciativa “One Belt, One Road” dhe projekti 16+1, do të jenë me rëndësi shumë të madhe për vendet anëtare si dhe mund të ndryshojnë balancat ekonomike në rang botëror. Duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe vitalitetin e projektit si dhe vëmendjen që i është kushtuar, propozojnë që si pjesë e tij të jetë ky “Inkubator Inovacioni” me qendër në Tiranë. Inkubatori, pjesë e agjencisë, synon ti shërbejë zhvillimit të studimeve, kërkimeve shkencore e projekteve të përbashkëta të vendeve anëtare.

Agjencia dhe qendra rinore, në vizionin tonë konceptohen si një mekaniziëm i pavarur institucional, i financuar nga qeveria e Republikës Popullore të Kinës, në shërbim të vendeve anëtare të 16+1, me synim promovimin e bashkëpunimit kulturor, ekonomik dhe inovativ midis të rinjve të vendeve anëtare nëpërmjet programeve të shkëmbimeve rinore.

Agjencia synon të shërbejë si një platformë dialogu dhe vendi ku nis zhvillimi i ideve. Qendra Rinore, synon të arrijë standardet më të mira të simotrave të saj, me parametra të krahasueshme me ato të qëndrës rinore në Budapest dhe Strasbourg, të themeluara nga Këshilli Europës. Në fokus të kësaj agjencie janë zhvillimi i projekteve të përbashkta në fushën ekonomisë, investimeve, inovacionit, mjedisit, shkencës, edukimit dhe kulturës.

Themelimi i Qendrës Rinore dhe i Agjencisë për vendet e 16+1, synon të shërbejë si një “Incubator Inovacioni”, ku ekselenca dhe truri i të rinjve të vendeve anëtare të projektit 16+1, propozojnë dhe zhvillojë projekte në fushat e përmendura më sipër.

Funksionimi i kësaj Agjencie synon që me anë të bashkëpunimit e ndërveprimit të të rinjve të bëhet një promotor në fushën e inovacionit e shkëmbimeve në fusha të ndryshme si dhe faktor për propozimin e projekteve në fushën e ekonomisë me interes për të gjitha vendet anëtare.

Agjencia synon të jetë katalizator që frymëzon bashkëpunimin e mëtejshëm mes shteteve. Ajo perceptohet si një organizëm që propozon dhe adreson zgjidhje për problemet e përbashkëta, duke qënë se projekti OBOR ka në ambicien e tij të angazhojë më shumë se 65% të popullsisë së botës, 1/3 e GDB botërore dhe ¼ e Mallrave e Shërbimeve.
Në terma afatgjatë, ky projekt i sjell Shqipërisë përfitime ekonomike, intelektuale si dhe forcim të pozitave të saj në rajon dhe e transformon në një pikë kyçe dhe në familjen e Bashkimit Europian, duke e transformuar kështu në vendin e tretë të zhvillimit rinor në Europë e jo vetëm. Pra elita e rinisë Europiane, tanimë nuk do të ketë destinacion vetëm Strasbourg dhe Budapest por dhe Tiranën.

Përgjatë vizitës, pata fatin që projekti që është diskutar tashmë me palën Shqiptare, Ambasadën Kineze dhe përfaqsues së Nismës 16+1 në Pekin, t’ia paraqes me detaje dhe zonjës Shen Beili, e cila jo vetëm inkurajoi projektin, por premtoi të shtyjë sa më shumë këtë projekt dhe vullnetin tonë dhe në Partinë Komuniste të Kinës.

Ajo dha dhe disa rekomandime dhe detaje teknike në lidhje me projektin, në mënyrë që performance jonë në samit të jetë sa më dinjitoze.

Projekte të tilla, me vëmendjen dhe shtysën e duhur, kthehen në faktor ekonomik dhe motor zhvillimi për vendin në vijim.

Të shpresojmë që Samiti i Korrikut, të jetë ogur i mbarë për Shqipërinë dhe ti besojë asaj këtë investim për zhvillimin e brezave të ardhshëm Europian e jo vetëm.