Merreni një shishe të ftohtë në shtrat

Ditëve të dimrit, një shishe me ujë të nxehtë është shpesh zgjidhje kundër temperaturave të ulta, atëherë tani provoni të kundërtën. Një shishe me akull futeni në një qese që të mos laget shtrati dhe pastaj vendoseni në shtrat para se të shtriheni që shtrati të jetë i freskët.

Një gotë me ujë

Ditëve të nxehta është mirë të pini ujë gjatë gjithë kohës për të shmangur dehidratimin, duke mos përjashtuar edhe kohën e gjumit. Mbani një gotë ose shishe me ujë afër shtratit, kështu që niveli i ujit të jetë në rregull para dhe gjatë gjumit nëse zgjoheni.

Qëndroni larg alkoolit

Gjatë verës, pija gjatë natës bëhet mjaft joshëse, por kjo i bën dëm trupit dhe gjumit tuaj. Alkooli ndikon në dehidratim e kështu trupi pëson mbinxehje. Edhe nëse pini, atëherë mes çdo gote me alkool, pini edhe një tjetër me ujë, që të mbani balancin në organizëm.

Bllokoni rrezet e diellit

Bllokimi i rrezeve të diellit, e mban dhomën më të freskët dhe kështu nuk do të keni probleme me gjumin.j.j