Një 29 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka kryer një akt vandal në njërin prej lokaleve të natës në qendrën e qytetit të Casale Monteferrano-s, në Itali, akt i cili mund t’i kushtonte jetën shumë personave.

I riu shkoi për të pirë në lokal dhe pavarësisht se banakieri i kishte dhënë disa gota, më tutje situata ka përshkallëzuar.

Punonjësi ka refuzuar t’i japë të tjera pije alkoolike shqiptarit, i cili dukshëm është nervozuar, aq sa i ka vënë flakën lokalit.

Menjëherë është thërritur zjarrfikësja, punonjësit e të cilës kanë arritur të shuajnë shpejt flakët, duke minimizuar dëmet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi të riun shqiptar. Dëmet e regjistruara kanë qenë vetëm materiale dhe kanë shkuar në rreth 500 euro.