Rusia është eliminuar në çerekfinale nga Kroacia, në Botërorin të cilin po e zhvillon si vendi organizator.

Një ndeshje dramatike që është vendosur vetëm në pikat e penalltisë, atje ku kroatët janë treguar më të saktë duke kaluar edhe më tej. I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe i presidentit Putin, që u kthye në kryefjalë të mediave sportive europiane që në ndeshjen ndaj Spanjës.

Nëpërmjet disa teorive konspirative dhe humorit, në ditët e fundit është shprehur ideja se Putin kishte ndihmuar Rusinë për arritjen deri në këtë fazë të turneut. Megjithatë ajo fitore e Kroacisë ka shuar çdo dilemë të mundshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, ka thënë se presidenti rus, Putin ka telefonuar trajnerin e Rusisë pas takimit me Kroacinë, teksa e ka uruar për lojën e bukur të zhvilluar në atë ndeshje historike.