VENECIA/ Të mërkurën në mëngjes, në një bar në Piazza San Marco, një çift turistësh mori dy kafe ekspres dhe dy shishe uji mineral 250 ml “San Pellegrino”. Për këtë konsum, ata u habitën pa masë kur panë faturën: 43 euro!!!.

Të habitur, të dy e ndanë fotografinë në mediat sociale dhe protestuan, siç ka ndodhur në raste të ngjashme. Por në kafe “Lavena” në Piazza San Marco në Venecia, e cila lëshoi biletën e “akuzuar”, replikojnë thatë: Janë tronditur pa të drejtë, sepse ata nuk kanë dëgjuar kur ne u kemi ofruar menunë. Ua thamë qartë: çmimet për ata që ulen në tryezë janë të rritura”.

Çmimet e kafenesë në fjalë janë gjithashtu të dukshme në tabelën e varur jashtë tek dera e lokalit. Të gjitha çmimet janë të lexueshme mirë. “Kushdo që thjesht dëshiron të pijë kafe, mund ta bëjë atë në banak dhe të paguajë vetëm një euro dhe njëzet cent. Nëse vendosni të uleni, të shijoni muzikën e orkestrës, të shihni kullën dhe bazilikën e San Marcos, ju paguani për një eksperiencë të ndryshme. Është e tillë kudo, në të gjitha qytetet e artit në botë »