Nuk ngopet LSI, Panariti kërkon 400 mln lekë shtesë në buxhet

0

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, i kërkoi Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, miratimin e një fondi prej 400 milionë lekësh për kompensimin e blegtorëve, lopët e të cilave kanë ngordhur nga Dermatoza Nodulare.

Ministri Panariti mori pjesë sot në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët dëgjuar kërkesat e tij, si dhe prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2017.

“I Nderuar Braçe! Të nderuar deputetë, anëtarë të këtij komisioni. Jam këtu për t’ju kërkuar mbështetje për Ministrinë e Bujqësisë, për projektet e saj. Jam këtu të kërkoj 700 milionë lekë për të ndërhyrë në të gjithë sistemin, për të shpëtuar vendin dhe zonat më të rrezikuara, nga përmbytjet. Por, më emergjentja, është kërkesa jonë prej 400 milionë lekësh, me qëllim që Ministria e Bujqësisë të përballojë kompensimin e lopëve të ngordhura nga Dermatoza Nodulare”, deklaroi Panariti.

Duke folur për arritjet e bujqësisë gjatë vitit 2016, ministri bëri të ditura shifrat para deputetëve, të cilat kanë lidhje me rritjen e prodhimeve bujqësore, me eksportet etj.

“Gjatë këtij viti, ne kemi arritur të eksportojmë jashtë edhe vezë të freskëta të kategorisë A. Në totalin e saj, bujqësia ka futur në ekonominë familjare dhe atë kombëtare, deri në fund të muajit shtator, 50 milionë euro më shumë, sesa i gjithë viti 2015. Edhe INSTAT, deklaroi se, kontributi i bujqësisë në PBB ka rritje të ndjeshme, ndërkohë që falë ndërhyrjeve tona me 100 milionë lekë të dhëna nga Qeveria gjatë vitit 2016, u shpëtuan mijëra hektarë toka bujqësore, banesa e biznese nga përmbytjet. Kjo tregon se, fondet janë perdorur me efektshmëri, kryesisht në investime”, theksoi Panariti, duke shtuar se, “vitin e ardhshëm, mekanizmi i fondit të garancisë, të gjenerojë në ekonominë shqiptare, si mënyrë për të mbështetur sipërmarrjen dhe fermerin, në vlerën e 50 milionë euro”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU