Ditën e nesërme do të fillojë Botërori i Rusisë, ku ndeshja hapëse do të jetë mes organizatorëve të turneut dhe Arabisë Saudite. Megjithatë tifozët e Rusisë duhet të jenë të lumtur, pasi orakulli ka parashikuar fitoren e tyre.

Macja e bardhë Akil do të tentojë të përsërisë suksesin e Oktapodit Pol në Botërorin “Afrikë 2010”, teksa ky i fundit arriti të parashikonte në mënyrë të saktë të gjitha ndeshjet e zgjedhura për të.

Tashmë është macja e cila vjen nga muzeu i qytetit në Shën Pjetërburg që e vendosur përpara zgjedhjes së ushqimit, ka preferuar të ushqehet te vazo e qelqit në të cilin ishte vendosur flamuri i Rusisë dhe jo te ai i Arabisë Sauditë. Kjo mund të quhet një nisje e mbarë, pasi në këtë ndeshje padyshim që Rusia është favorite absolute për të fituar takimin.