Nga Anri Bala/

Kjo që akoma gjallon dhe merr frymë si forcë politike, tashmë nuk ka kurrëfarë lidhje me atë që i ka marrë emrin… opozitën. Kjo antiqeveri e kriminalizuar, që po lufton për të mbijetuar, duke bërë krime ndaj qytetarëve, nuk di se çfarë po kërkon dhe është duke marrë peng veten, për tu shitur si viktimë.

Pengu i vetvetes, nuk mund të përfaqësoi opozitën, duke bërë luftë me mullinjtë e erës, që vendi yt, populli yt, të qëndroi larg integrimit dhe perspektivave të zhvillimit dhe modernizimit, duke shpifur dhe hedhur baltë në çdo kancelari, ku të dëgjojnë më shumë për mirsjellje dhe në fund të tregojnë gishtin… prapa kurrizit. Kaq e çorientuar dhe pa ide është, sa kërkon të luaj deri me dëshpërimin tonë.

Mbasi gënjen ditën për diell, se po “përkrah” fort, hapjen e negociatave, nuk lë gurë pa lëvizur për “kushtëzimin” e negociatave, me gjoja kushteve të paplotësuara, të cilat i’a tregon në vesh Europës, kjo bandë, që Europa e njeh shumë mirë, që nga viti 1996-të. Ky është një mashtrim i madh, sepse Shqipëria, jo qeveria shqiptare, e ka marrë “Ok” nga Komisioni Europian, për hapjen e pakushtëzuar të negociatave.

Për t’i sqaruar këto antiqeveritarë në fakt antishqiptarë, negociata të pakushtëzuara do të thotë, që në këtë fazë që ndodhet vendi ynë, nuk ekziston asnjë kusht për të filluar negocimin. Kurse anëtarsimi është një rrugë e gjatë dhe me detyra shumë më të vështira. Por kllounët me damkën e krimit në ballë, as nuk duan ta dinë, se vonesa për fillimin e një procesi, të çon në vonesën për finalizimin e tij. Nëse nuk hapen negociatat në qershor, do hapen në dhjetor, dhe qeveritë atë punë kanë, por jemi ne shqiptarët që humbasim… kohën. Ndërsa kjo lloj opozite, ka “kohë” sa të duash për të frenuar zhvillimin, deri sa tu faturohet burgimi… nga ligji!

Ka kohë sa të duash të flasi për drogën, që kurrë nuk e luftoi, por ua la në derë pasardhësve, që sot u kërkon llogari, se kur do ta eleminojnë dhe i akuzon nëpër botë për krimin e saj… si kurva për kopilin, në derën e fqinjit!

Flet për krim, kur pushtetin e dorëzoi me tritole e vrasje nga më makabret, që nga ato në masë me Gërdecin e deri tek ato në Bulevard, që nga ato me tritol të gjyqtarëve e bashkiakëve, deri tek vrasje deputetësh e zhdukje biznesmenësh. Mos mendon se i kanë harruar?! Por, kur je për tu dënuar, ndoshta mund të fitosh kohë, duke akuzuar, e pse jo, nuk i dihet… edhe për të “shpëtuar”.

Ndaj, pas shumë kauzave të rrejshme, të ngritura mbi asgjënë, tani janë në pritje të mbylljes së derës së negociatave për shqiptarët dhe Shqipërinë. Kjo turmë, tani rri me “gjak të ngrirë”, duke u lutur e përgjëruar miqve të kulisave të ortodoksisë, në kancelaritë e politikës Europiane, kundërshtarë të myslimanizmit, që të ndikojnë për mos hapjen e negociatave. Njerëzit duhet të jenë të bindur, skepticizmi nuk ekziston, por është kauza e ngritur prej tyre mbi tezën e “islamizmit”, që tremb europianët të zgjerohen.

A e dini, se si pyeti deputeti holandez, mik i holandezes Lulzime Basha, një përfaqësues të shtetit shqiptarë: A qeveriset Shqipëria me ligjet e sheriatit?! Deri këtu kanë arritur këta antishqiptarë, ta paraqesin e të mundohen të bindin Europën, se Shqipëria është një vend islamik me 75% të popullsisë myslimane dhe me një kryeministër mik të Erdoganit… e duhet mbajtur larg nga BE-ja.

Nuk e patë, si krimineli i Gërdecit dhe deputeti i preshit vunë alarmin, se në Shqipëri, kryeministri po hap qendra për ushtarët e ISIS… të “penduar”! Bile, një pervers mediatik, arriti deri aty sa na lajmëroi, që vendi do mbushet me kampe refugjatësh dhe tiransit, do pyesin një arab, për të gjetur adresat e miqve të tyre tiranas!

Tani, siç shikohet, shpresa për të arritur tek destabilizimi, është mos hapja e negociatave. Por llogaria është bërë gabim! Negociatat pa kushtëzim, janë një hap përpara për negociatat me kushtëzim, siç është rasti bashkëudhëtares tonë në këtë rrugë, Maqedonisë. Maqedonia ka kushtëzim emrin, që nëse nuk e ndërron para datës 26 Qershor, humbet mundësinë e hapjes së negociatave. Sigurisht, që emri do jetë gati dhe Shqipëria dhe Maqedonia do të jenë sëbashku, në nisjen e rrugës drejt BE-së.

Nëse të dy vendeve, nuk u hapen negociatat, atëherë nuk është faji i tyre, por i shteteve europiane, që nuk janë gati për të pritur anëtarë të rinj në familjen europiane. Megjithatë, nuk besoj se ka për të ndodhur, por kauza e islamofobisë, e hedhur në tavolinë nga kllounët, që interpretojnë prestigjatorin, është një lojë e rëndë për këto lojtar budallenj.

Opozita e krimit, nuk mund ta ndal Europën me “kushtëzimin”, sepse nuk e ka në dorë ajo. Nëse mendojnë, se mund të destabilizojnë vendin, nëse u realizohet dëshira e mos hapjes së negociatave të radhës, jam i bindur se duhet të gjejnë ferrë ku të fshihen, e vrimë ku të futen, prej atyre që i kanë duruar në heshtje deri tani, duke pritur me durim, vazhdimin e rrugës europiane./Ekskluzive.al