Opozita ka kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se kërkesa është firmosur nga gjashtë deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por, Partia Socilaiste ka hedhur dyshime lidhur me dokumentin e depozituar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Sipas deputetes Vilma Bello, ka dyshime për vërtetësinë e firmave të deputetëve të LSI Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj.Reagimi i dpeutetes së PS Bello:
Te nderuar deputete te Komisionit,

E nderuar kryetare e Komisionit,
Po shihja me interes dhe me vemendje kerkesen per:

Seancë dëgjimore me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, për informacion dhe shpjegime të mëtejshme në lidhje me projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, ne godinen e Teatrit Kombetar (me kerkese te nje grupi deputetesh).

Besoj duhet te kete ndonje shkarje ne korrektesine e kerkeses, pasi firmat e dy prej deputeteve nuk ngjajne me te verteten e tyre. Ndoshta e keni bere kete prej ngutit te pashembullt qe keni treguar prej kohesh e ne vazhdimesi.
Uroj në reagimin tuaj distancues!
Me respekt