Orët Smart për fëmijë zakonisht kanë për qëllim të ndihmojnë prindërit të ndihen të lehtësuar që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë kur nuk janë rrotull. Por siҫ duket, një numër i madh i këtyre pajisjeve mund të dëmtojë më shumë sesa të sjellë përfitime. Një raport 49-faqe mbi orët smart për fëmijët (me titullin fatkeq #KUJDES) detajon mënyrat se si këto pajisje janë një makth për sigurinë. Këto pajisje i japin mundësi hakerave të aksesojnë të dhëna mbi fëmijët duke e bërë vulnerabël sigurinë e tyre.

Pas analizimit të dhjetrave studimeve mbi sigurinë e oreve smart të vlerësuara nga profesorë të ndryshëm, paneli arriti në përfundimin që oret smart janë potencialisht kancerogjenike dhe po aq të dëmshme sa disa kimikate dhe pesticide të pastrimit shtëpiak.

Situata me Orët Smart të prodhuara enkas për fëmijët është kaq shqetësuese saqë Organizata e Konsumatorëve Europianë (BEUC) kohët e fundit ka bërë një njoftim publik duke paralajmëruar konsumatorët që pajisjet nuk janë të sigurta. Drejtoresha e Përgjithshme e BEUC Monique Goyens tha në një njoftim për shtyp që “këto pajisje nuk duhet ta gjejnë rrugën në dyqanet tona.” /Lexo.al