Papa Françesku: Dhuna religjioze është “çmenduri vrasëse”

0

Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve religjiozë në gjithë botën që të angazhohen më tepër për të treguar se “kurrë nuk mund të vritet në emër të Zotit”.

Duke folur sot në Vatikan, kreu i Kishës Katolike tha se është për keqardhje që religjioni ende po përdoret “si pretekst për refuzim, margjinalizim dhe dhunë”.

Ai e ka kritikuar “terrorizmin e inspiruar nga fundamentalizmi”, duke e përshkruar si “çmenduri vrasëse që e keqpërdorë emrin e Zotit”, me qëllim “për dominim dhe fuqi”.

Papa Françesk, po ashtu, u ka bërë thirrje qeverive në gjithë botën që të bëjnë më tepër në luftimin e varfërisë, pasi sipas tij, ajo e mundëson lulëzimin e fundamentalizmit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU