Pope Francis meets with Polish bishops at Wawel royal castle in Krakow, on July 27, 2016 during World Youth Days. Pope Francis heads to Poland for an international Catholic youth festival with a mission to encourage openness to migrants. / AFP / WOJTEK RADWANSKI (Photo credit should read WOJTEK RADWANSKI/AFP/Getty Images)

“Suksesi, pushteti dhe paraja janë tundimet e të gjitha kohëve. Janë dëshira që të japin iluzionin e lirisë, por në të vërtetë të skllavërojnë. Kjo sepse idhulli gjithmonë të skllavëron, ka atë joshjen fillestare. Ti shkon drejt tij dhe gjen gjarprin, ndërsa zogu nuk mund të fluturojë dhe bëhet pre e tij”.

Kështu Papa Françesku në audiencën e përgjithshme të sotme në Vatikan. “Gjithçka nis nga paaftësia për të besuar te Zoti, për t’ia lënë në dorë atij siguritë tona; për t’ia lënë atij në dorë thellësinë e dëshirave të zemrave tona. Kjo paaftësi bën që të biem pre e dobësive dhe pasigurisë. Pa vendosur Zotin në vendin që i takon, njeriu bie lehtë pre e idhujtarisë dhe kënaqet me gjëra sipërfaqësore”, tha Papa.

Të paktën 14 mijë të rinj nga e gjithë Italia pritet të mbërrijnë në Romë, ku në fundjavë do të mbahet takimi me Papa Françeskun.