I ftuar ne KAPITAL NE Vizion Plus, Edvin Kulluri ka radikalizuar gjuhen kritike ndaj kryetarit te PD Basha. Ai thote se vendit i nevojitet nje levizje anti-establishment.

« Shqiperia po kalon ne nje gjendje pothuaj te jashtezakonshme dhe zoti Basha jo vetem nuk i jep zgjidhje kesaj situate por ai eshte bere pale, pjese e kesaj oligarkie politike financiare, prokurimesh, tenderimesh ne vend

Basha eshte pjese e 7-8 veteve qe po qeverisin sot vendin. Me veprimet e mosveprimet e tij ai po I zgjat cdo dite pushtetin Edi Rames »

« Kemi 430 mije vota te humbura nga PD nen drejtimin e Bashes.Manaxhimi katastrofik I PD nga Basha tregon qe sot nuk e dime se jush eshte shumica ne PD

Ne kete ambient mungese kurajo civile, kulture te dobet demokratike, ajo qe duket si pushtet absolut I zotit Basha, ne fakt eshte dobesi e madhe e tij

Popull thote “ frikacaku vret”, ky eshte rasti I kryetarit tone. Mundohet te mos beje asnje veprim per ta bashkuar partine, ose ben cdo gje per ta percare ne funksion te pushtetit te tij personal

Pushteti I Bashes nuk jane gje tjeter vecse therrimet qe I le oligarkia e vendit,therrime financiare, ekonomike, politike mediatike”

Cili eshte thelbi i qendrimi anti- establishment te grupit tuaj ?

« Ne jemi kunder establishmentit, kete qendrim e kemi qekur e kuptuam para nje viti se ai beri marreveshje me Ramen

Ne jemi per te shembur kete realitet politik, jo sistemin politik

Republika e re ishte nje zgjatim i Rilindjes

Basha neper sondazhe eshte 13-17% nderkohe qe PD eshte 26%

Ka njerez ne PD qe paguhen me tendera dhe koncesione nga qeveria dhe jane nder bashkepunetoret me te ngushte te Bashes

Ka biznese te aferta me kryetarin e PD edhe brenda familjes se tij, mjafton te shikoni aktet ne QKR

Situata ne te cilen ndodhemi do te coje ne menyre dialektike drejt dickaje qe do te kerkoje te rrezoje kete establishment

Nje levizje e tille nuk duhet te nise nga jashte por nga brenda PD sepse PD eshte nje aset i jashtezakonshem. PD mban brenda vetes shtresen e djathte te shoqerise pavaresisht ulje-ngritjeve

Kemi shembullin e presidenti Trump i cili e nisi goditjen nga brenda Partise Republikane

Era Trump do ta fshije oligarkine ne Shqiperi

E vetmja zgjidhje eshte nje levizje anti establishment sic ka ndodhur ne Itali, Hungari Poloni Slloveni, ne Austri, ne Angli me brexit

Brenda pak kohesh Rama dhe Basha do te dalin nga skena”—thote anetari I keshillit kombetar te PD Edvin Kulluri ne KAPITAL ne Vizion plus