Moti për fillimin e kësaj jave nis me vranësira kalimtare në zonat malore dhe kryesisht e kthjellët në ultësirën perëndimore.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve, pasditja e sotme mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësirat shtohen në zonat malore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremet Veri-Juglindje.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi 33 gradë.

Sipas Meteoalb, sa i përket prezencës së shirave në javën e dytë të korrikut, do të jenë prezente gjatë pasditeve në formën e rrebesheve të shkurtra kryesisht në Veri dhe zonat Lindore por shumë pak rrezikohen zonat Qendrore ndërsa bregdeti vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.