Po të luhet në “Selman Stërmasi” sfida e parë e Ligës së Europës mes Partizanit dhe sllovenëve të Mariborit. Skuadra e trajnerit Gega do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi, për të shpresuar te kualifikimi në ndeshjen e kthimit në Slloveni. Edhe pse skuadra e Mariborit ka në përbërje lojtarë cilësor, “demat e kuq” do të shpresojnë deri në fund te kualifikimi. Ardit Hila është debutuesi i vetëm në formacionin e Partizanit, ndërkohë që Progni do të udhëheq të kuqtë në majën e sulmit.

PARTIZANI-MARIBOR 0-1

Bajde 49′

Përfundim takimi. 

90′ Pa fat Partizani në këto minuta, gjuajtja e Abdurahimit është ndalur nga Handanoviç.

80′ Partizani hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit.

76′ Pranë golit të dytë Maribori me Tavares, sulmuesi nuk arrin të shtyjë dot topin në rrjetë.j.j