Pas 14 vjet mungese në Evropë, Toyota Camry do të rikthehet nga viti 2019.Gjenerata e tetë e limuzinës së Toyotas kishte premierën në 2017 në Detroit dhe në Evropë do të shitet në një version hibrid me një motor me benzinë 2.5-litra, transmeton KP.

Specifikat e këtij modeli nuk janë bërë të ditura, por dihet se motra e Camry për tregun e SHBA-së ka motor 2.5 litra benzinë me 206 kuajfuqi.Camry ka marsh automatik me tetë shpejtësi.

Ai do të kushtojë rreth 28 mijë dollarë në SHBA, ndërsa në Evropë akoma s’i dihet çmimi. j.j