Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev po e kalon fundjavën në Halkidiki të Greqisë. Sipas radios së Selanikut, Zaev ndodhet për pushim në fundjavë së bashku me gruan e tij, të shoqëruar nga një prej zv/Kryeministrave, i cili është gjithashtu me gruan e tij.

Sipas radios greke, Zaev do të kalojë natën në një nga kampet në pjesën e parë të gadishullit, Kassandra, dhe nesër do të kthehet në Maqedoni.

Qëndrimi i Zaev në Greqi është thjesht privat dhe nuk janë planifikuar takime me politikanë apo zyrtarë grekë.