Pas mesazhit të kreut të opozitës Lulëzim Basha në italisht, ku nxin Shqipërinë duke  i kërkuar me demek ministrit të Brendshëm Matteo Salvini të ushtrojë presion ndaj Shqipërisë, pasi sipas tij është një “narko-shtet”, ka ardhur edhe reagimi i analistit dhe drjtuesit të emisionit “Real Story’ Sokol Balla i cili nuk i kursen kritikat ndaj tij.

Balla  nder te tjera shkruan se ” Basha i cili duke nxjerrë bile jashtë konteksti një cicërimë në Tuiter të Mateo Salvinit, ishte bërë më katolik se Papa, me Populist se Trump, më europian se Viktor Orban. Jashtë [do parashikimi, si një gol i Japonisë ndaj Belgjikës, Lul Basha doli të martën dhe i kërkoi liderit të Lega Nord, ministrit italian të brendshëm që “erën e ndryshimit” që po sjell në Itali, të përcjellë edhe në Shqipëri, ku narkoshteti dhe mafia jane bërë një”.

Me tej Balla thekson se:

“I referohej aksionit të policisë italiane kunder organizatave kriminale që favorizojnë trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore dhe kryesisht emigrantëve, në kuadër të qëndrimit të ri, aspak dinjitoz dhe human të Italisë katolike, që tashmë u ka mbyllur detin anijeve me refugjatë të dëshpëruar, duke i lënë ose të mbyten në det, ose në mëshirë të Spanjës. Salvini tani me dorë të hekurt, po mundohet të mbylle territorin italian ndaj këtyre aktiviteteve, ndoshta si një reagim edhe ndaj votes në rritje populiste të italianëve. Dhe megjithëse nuk është kjo Italia që ne njohim, në fund të fundit kush jemi ne që ta gjykojmë Salvinin, i cili punon për interesat e vendit të tij. Edhe me mënyra që ne nuk jemi dakort”, shkruan Sokol Balla.

E kam takuar Salvinin në shkallët e San Siros dhe nuk u dukte [un i keq. Shante shumë Interin me fjalor jo shumë dinjitoz, por dukej djale i sinqertë në tifozllëkun e tij. Dhe ambicioz deri në pikën që për të arritur në pushtet, mund të shkelte mbi gjithcka, edhe mbi dinjitetin e humanizmit shekullor italian. Por deri këtu nuk ka asgjë që nuk kuptohet.

Ajo që nuk kuptohet është përse Lul Basha doli pro tij të martën? Do kishte kuptim nëse [ështjet e drogës, hetimet në dy brigjet, do ishin pjesë sot, ose dje, i fjalorit politik të lideirt të Lega Nord( i vetmi formacion politik italian që i ka klasifikuar shqiptarët në të njëjtin lloj me peshkaqenët dhe krokodilët, këtu e 20 vjet më parë).

Por i vetmi reagim  – i vjetër i Salvinit – për Shqipërinë, në fakt nuk është kundër Qeverisë Rama, por kundër Shqipërisë. Dikur Salvini thoshte se nëse duan t’i hapin negociatat Shqipërisë “atëherë më mirë të hyjnë ata dhe të dalim ne”. Reagimi në Tuiter i Bashës ishte në rastin më të mirë i habitshëm. Ministri i jashtëm Bushati tentoi me ironi ta “mbronte”, duke aluduar se llogaria mund t’i jetë hakeruar, në fakt i vetmi shpjegim i logjikshëm ndaj cicërimës së Bashës.

Balla shprehet se Basha ne fakt ka cuar nje mesazh kunder Shqiperise, jo kunder Edi Rames.

“Cila nxehtësi duhet të vijë në Shqipëri? Që motovedetat italiane të bllokojnë brigjet shqiptare? Që Salvini të na rikthejë vizat? Që të arrestojë Tahirin? Që të bllokojë negociatat? 200 gërma nuk janë mjaft që në Tuiter të japësh një qëndrim politik, por nuk besoj se është ky, problemi i Bashës. Kreu i opozitës ka artikulimin e duhur, por mesa duket jo orentimin të tillë. Zoti Basha nëse do që të vijë në pushtet, duhet të tregojë se do më shumë Shqipërinë sesa pushtetin, ashtu si ca lojtarë emigrantë shqiptarë treguan – jo pa kosto – se duan shqiponjën më shumë se Zvicrën. Nuk vihet në pushtet si populist europian, në një vend që kërkon kundër kësaj rryme populiste, të bëhet vend anëtar i BE. Të gjithë ne kemi preferencat tona, pozitive dhe negative. Edhe ne e dimë sesa cfarë do apo nuk do Salvini, Macron apo holandezët fluturues. Por në Shqipëri votohesh si shqiptar dhe jo si holandez. Po c’të them?! Ky Ed Rama është me fat. Ashtu si Holanda e Bashës, edhe Italia e tij, s’ishte në botëror. Shqipëria e tij dhe e Bashës nuk i mori as këtë vit hapjen e negociatave.

Po prapë kryeministri e kapi dhuratë, një Lul për ditëlindje!”, perfundon Balla.

/LEXO.AL/