Partia Demokratike ka bërë gati sërish skenarin për mosbindje civile.

Një ditë pas miratimit të projektligjit për Teatrin në Kuvend mes tensioneve dhe kundërshtimeve, demokratët kanë mbledhur grupin parlamentar ku kanë diskutuar mbi aksionin e ri politik.

Burime nga “selia blu”, njoftojnë se në mbledhje është diskutuar situata aktuale dhe është marrë vendimi që të mos bojkotohet puna parlamentare.

Grupi i PD do të marrë pjesë në seanca, por me një qëllim ndryshe nga përcaktimet ligjore.

Demokratët thonë se tani nuk do të ketë më normalitet dhe se asgjë nuk do jetë më si më parë.

“Asgjë s’do jetë si më parë. Do përballemi fort deri në largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së drogës. Ligji i teatrit është ligj terrorist dhe ne do ta rrëzojmë. Opozita jonë i bën kërkesë presidentit Ilir Meta për të mos e miratuar ligjin e kaluar”, thonë burimet. j.j