Deputetët e Partisë Demokratike kanë thirrur për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, drejtorin e Hipotekës, Valdrin Pjetri, ditën e mërkurë në datën 11 korrik 2018.

Drejtorit Pjetri i janë kërkuar informacione dhe shpjegime mbi sipërfaqen aktuale të pronës ku ndodhet Teatrit Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar në vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj si dhe për pronarët kufitarë me Teatrin Kombëtar.j.j