PD vijon me sulmet ndaj ambasadorëve në vendin tonë. Demokratët munguan në pritjen e lamtumirës së ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Burime zyrtare nga Partia Demokratike thanë se një nga shkaqet kryesore të refuzimit për të marrë pjesë në pritjen e ceremonisë së lamtumirës së dy ambasadorëve është organizimi në vilën e blerë nga ambasadorja e BE.

Sipas PD vila është blerë prej Romana Vlahutin nga një trafikant droge, një arsye e fortë për të refuzuar pjesëmarrjen, shkruan BalkanWeb. Sipas demokratëve ky është një standard që ndoqën deputetët gjermanë në Berlin për të refuzuar darkën me kryeministrin Edi Rama në një ambient ekskluziv të quajtur “China Club”.

Vendi i zgjedhur prej Edi Ramës është nën hetim për aktivitetit ndërkombëtar të pastrimit të parave. Të njëjtin standard PD thotë se vendosën të ndjekin edhe demokratët me rastin e takimit të lamtumirës së organizuar në vilën e diplomates europiane.

Gjatë mandatit të zonjës Vlahutin, PD nuk i ka kursyer rezervat për qëndrimet e ambasadores karshi opozitës, fakt që është reflektuar edhe në takimet e pakta të Romana Vlahutin me kryetarin demokrat.j.j