Nga Mero Baze

I gjithë investimi I PD për të bërë betejë kundër ndërtimit të Teatrit të ri, tani ka kaluar tek investigimi I pronarëve privat që I kanë ofruar truallin investitorit. Nëse ndiqje seancën dëgjimore të Drejtort të Hipotekës në Komisionin e drejtuar nga Albana Vokshi, e vetmja gjë që kuptoje si shqetësim të PD ishte të mësonte publikisht kush janë pronarët privatë që rrethojnë truallin e tetarit dhe me sa për qind ja kanë dhënë ata kontratën investitorit. Edhe pse ky është informacion që prek të dhënat personale, nevoja për ti shantazhuar ata publikisht duket se dominon tek kopetencat që ka një politikane për të kërkuar të dhëna personale në rrugë publike.

Edhe pse duket pak absudrde, nëse shikon se kush qëndron pas gjithë zhurmës së PD, e kupton se janë në pazar për dy tri kontrata dhe përqindjet e tyre dhe duke forcuar politikisht luftën kundër Tetarit, në fakt PD po sillet si seksere e pronave imobilare me shpresë se disa nga klientët e saj, një prej të cilave dhe ish presidenti, kap ndonjë lek më shumë.

Kjo qasje e re banale e PD ndaj asaj që e shpalli si kauzë kombëtare për Teatrin dhe mbështetja tek fakti se kishte në anën e saj aktorët dhe ishte duke mbrojtur historinë e teatrit shqiptar, është në fakt motivi fillestar I saj, por që u tentua të maskohej. Tani që argumentat e tjera I kanë rënë, tani që aktorët duan një teatër të ri, PD shpreson tek një mos dekretim të ligjit nga Presidenti Meta, dhe shtyrje në kohë të këtij debati, për të rritur ndonjë përqindje.

Formalisht Presdenti nuk e ndalon dot ligjin, por është normale që ai të shprehet për të, pro ose kundër dhe ky është I vetmi oksigjen që i ka mbetur PD.

Nga ana tjetër vet presidenti është mes dy zjarresh, mes precedentëve të tjerë që egzistojnë për ligje të ngjashme mbështetur dhe sponsorizuar prej tij dhe këtij ligji.

Fjala vjen një vit e pak më parë, Ilir Meta ka mbështetur fort dhe ka miratuar në seancën e fundit si ish kryeparlamentar, një ligj të ngjashëm, për një ofert të pakërkuar për një ndërtesë në bulevardrin e ri të Tiranës, me këkruesin shqiptar të së cilës ai ka lidhje të forta. Ligji kaloi pa debat , I mbështetur nga Meta, i pranuar nga Veliaj dhe i dekretuar nga Bujar Nishani.

Pra nuk është se Nishani apo Meta, nuk kanë përvojë në ligje të ngjashme. Problemi është se PD e shikon këtë histori si agjente imobilare dhe kërkon të rris pazare për disa individë klientë të saj, ndërsa Meta është nën presionin politik të opozitës për ta mbajtur të bashkuar përmes një përgjigje negative. Dhe ka gjithë mundësitë t’ua bëj këtë nder.

E gjithë kjo mund të prodhoj kosto të reja financiare, por asgjë më shumë, pasi nuk është aksion politik, por presion pazarxhinjsh. Dhe portreti I zonjës Vokshi ta forcon idenë si agjente imobliare nga mënyra se si I mbron çështjen. Nuk duket njeri pa përvojë në këtë pikë.j.j