Pedagogu i njohur Erion Kristo, ka “shpërthyer” ndaj emisionit të moderatores Alketa Vejsiu që transmetohet në televizionin Klan.

Kristo i ka konsideruar të tepërta pyetjet që u mësohen fëmijëve që të bëhen.

Ai shprehet se ky program është një shfrytëzim që i bëhet fëmijëve.

“Shfrytezimi i femijeve, i inteligjences, bukurise dhe pafajesise se tyre per tu bere fresk oligarkeve, pushtetareve dhe njerezve me produkte te dyshimta kulturore, eshte nje peshtiresi qe me perzien zorret.

Pyetja e femijes ishte: kur shkon ne pab, a i mbulon femrat me leke?

Edhe nje here ne vit qe behet emision per femije, ata perdoren. Po kjo nuk eshte me e keqja. Me e keqja eshte duartrokitja e njerezve dhe mungesa e reagimit te intelektualeve.

Po prape ka dhe me keq se sa kaq. Kam vite qe flas per femijet dhe nuk shoh asgje te bukur ne horizontin e tyre. Me sa kuptoj, kaq fuqi kemi. Kjo me derrmon plotesisht!” nënvizon Kristo. (TemA)