Nga Mero Baze

Pati një nxitim të frikshëm, më të shpejt se vrapi I panikut nga Tërmeti I mesditës, për të shpërndarë gjithandej lajmin, se godina e Teatrit Kombëtar nuk u rrëzua nga Tërmeti. Grupi I protestës pro Teatrit të vjetër, u bë promotor I këtj lajmi, aq sa kur shikoje statuset e tyre, kishe idenë se Shqipëria e mesme ishte rrafshuar, Kulla e Bashkim Ulajt kishte rënë, ETC e Dulakëve ishtë kthyer në gërmadhë, Hotel Tirana ishte përpirë nga balta, Vilat e politikanëve në Lalëz ishin zhdukur në rërë, ndërsa Teatri kishte mbijetuar. Përfytyrimi epik që po krijohej për Teatrin e mbijetuar ishte aq mbreslënës, sa të vinte të lije të gjitha punët dhe të shkoje të shikoje, se si në një qytet, të tërin të rrëzuar përtokë, një godinë e bekuar kishte mbiejtuar.

Në fakt ishte krejt e kudnërta.

Në fakt në gjithë qytetin dhe rajonin, përfshi dhe vendin ku ishte epiqendra në Gjirin e Lalzit, nuk kishte ndodhur asnjë dëm. Amplituda e tërmetit e shkallës 5,2 Rihter, është e konsiderueshme për të pasur së paku dëmtime të lehta. Një I tillë I përafërt në Tiranë në vitin 1989, ka bërë më shumë dëme në Kombinat. Por këtë rradhë në fakt nuk kishte mbijetuar vetëm Teatri, por ishte dëmtuar vetëm Teatri dhe një godinë rreht 100 metra afër tij. Edhe ajo e viteve 30, por me struktura shumë më solide.

Teatri, I ndërtuar me matreale të lehta, dhe stuktura tërësisht elegante, normalisht duhet të kishte rezistuar shumë më tepër. Por në vite atij I janë bërë ndërhyrje dhe modifikime që kanë prodhuar një ndërtesë, e cila është plasaritur dhe dëmtuar dhe nga një tërmet që është në kufijtë e të qenit të rrezikshëm.

Kjo nuk ka të bëj fare me arsyet, përse ai po prishet, apo përse duhet prishur, po ka të bëj me të kundërtën e saj, me faktin që mbrojtësit e Teatrit nga qeveria, që kanë të drejtën dhe emocionet e tyre ta mbrojnë, nxituan të fshehin, edhe pse pa nevojë, pafuqinë për ta mbrojtur atë nga Zoti.

Nuk është faji I tyre dhe nëse ai rrëzohej apo rrëzoeht ende pa shkuar fadromat e qeverisë. Ata përsëri mund të luftojnë të ribëhet si ka qenë dhe jo si do ta bëj Edi Rama. Por kjo pëprjekja për të bërë, sikur këtu ra një tërmet, shkretoi dynjanë dhe shpëtoi vetëm teatri, është një teatër më vete.

Godina e Teatrit provoi që është më e dobta dhe më e keqja e Tiranës. Mund të bëhet betejë të mbrohet dhe si e tillë, mund të nxjerrësh dhe Lulin para saj me tabelën “Unë jam Teatri”, por as kjo nuk është simbolikë e mirë se ne e dimë që ai “është Teatri”, por një Teatër që nuk frymëzon. Së paku të mos thuhet që godina e Teatrit është e vetmja që rezistoi. Në fakt godina e Teatrit, është e vetmja që nuk rezistoi. Shtëpitë dhe zyrat e reja, të ndërtuara pas viteve 90 edhe pse i shajmë, I kemi të gjithë të paplasaritura dhe të sigurta. Tetarin e kemi të pasigurtë! Kjo nuk vlen fare si argument shtesë për debatin që ka nisur para Tërmetit, por meqë po I referoheni Zotit, kujdes se nuk e keni me vete.j.j