Nga Mero Baze/

Afrimi I përfundimit të hetimeve mbi “Dosjen Babale”, duket se ka krijuar një konfuzion në kampin opozitar lidhur me qëndrimin ndaj Ministrit Fatmir Xhafaj. PD dhe LSI janë komprentuar zyrtarisht në këtë betejë, pasi përvecse kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështje, kanë mbajtë dhe qëndrime kompromentuese gjatë skandalit të “Dëshmitarit X”dhe tani po përpiqen të dalin nga kjo spirale, duke ua besuar opozitën dhjetë të rinjëve të dy forumeve, që piqen nga një orë në diell para zyrave të Ministrisë së Brendëshme.

Partia Demorkatike e cila u përfshi në historinë e “Dëshmitarit X”, tani po përpiqet të distancohet nga dosja për shkak të përfundimeve të cilat duket se jo vetëm janë kundër saj, por banalizojnë gjithë historinë e një force politike, duke bërë joserioze gjithë aksionin e saj politik.

Aleati kryesor I opozitës LSI, po përpiqet të distancohet pak më shumë. Zonja Kryemadhi në një intervistë një ditë më parë, shkëputi përgjegjësinë e një politikani nga biografia e vëllait, duke ju referuar rastit Xhafaj , por theksoi se kaseta e Babales, që ka shkuar në Itali për eskpertizë, është manipuluar nga prokuroia dhe zëri që është aty nuk është I Agron Xhafaj.Thjeshtë e di përfundimin e ekpertizës dhe bën gati kontestimin.

Pra në një farë mënyre, opozita tashmë është e qartë, se provat shkencore hedhin poshtë inskenimin e bërë me Babalen, ndërsa hetimet e prokurorisë kanë shkuar dhe më tej dhe ndoshta këto ditë mund të mësojmë dhe personazhin që flet në kasetë në vend të Agron Xhafaj.

Në këto kushte opozita është distancuar nga beteja e Babales kundër Xhafës, dhe ka nxjerr forumin rinor të PD dhe atë të LSI, poshtë zyrës së tij, cdo dit duke kërkuar dorëheqjen.

Të dy forumet rinore që janë të bashkuara kundër Xhafës janë e vetmja pjesë e painkriminuar e opozitës, të cilëve u ka mbetë e drejta morale të flasin.

PD zyrtare është zhytur për shkak të Lulzim Bashës në një qorrsokak në këtë pikë, duke u përfshirë në një manipulim banal dhe ka dëmtuar kauzën e saj kundër Xhafës. LSI, siç duket nuk e ka aq shumë qejf betejën kundër Xhafës dhe është e qart që dhe kaseta e Babales është fallco dhe historia e vëllait është kot.

Të vetmit që kanë ngelë të bëjnë opozitë tani janë të rinjtë e forumit rinor të PD dhe LSi, të cilët në fakt nuk kanë lidhje as me manipulimin e kasetës dhe as me raportet në relacionin LSI- PD – Fatmir Xhafa.

Kështu që dy partitë zyrtare të opozitës e kanë kompromentuar këtë kauzë dhe po bëjnë sikur nuk ka qenë kauza e tyre, por e forumeve rinore, të cilët janë të vetmit njerëz të pafajshëm të opozitës, që po përdoren për të mbyllur me nder një faj të opozitës. Janë aq të pafajshëm sa mendojnë që dhe Basha e Kryemadhi mendojnë njësoj si ata kundër Xhafaj, por seç kanë një hall që nuk e thonë dot. Është një hall që mund ta marrin vesh ndoshta dhe këtë javë.j.j