Ka përfunduar procesi gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehurit e tjerë, Blerim Shullazi, Gilamndo Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela, të cilët akuzohen për ‘Kanosje për shkak të detyrës kryer në bashkëpunim’, ‘Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në bashkëpunim’ dhe ‘Grup të strukturuar kriminal’.

Seanca e radhës është caktuar më datë 26 qershor në orë 09:00, ku do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë dhe do të jepet pretenca për të pandehurit.

Sipas organit të Akuzës, ky grup i strukturuar ka kërcënuar Mynyr Konin që të tërhiqet nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës.

Gjithashtu, ata akuzohen se kanë kërcënuar dhe biznesmenin Ylvi Beqja, me qëllim marrjen e pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës.

Në seancën e sotme janë administruar provat shkresore të sjella nga banka e nivelit të dytë për ceqet e thyera dhe tërhequra nga të pandehurit dhe biznesmeni Beqja.