Hana këmbëngul kur thotë: “Unë dhe bashkëshorti im kemi një marrëdhënie të mrekullueshme. Fëmojë shumë të mbarë, asnjë stres financiar, një karrierë që na bën të ndihemi krenarë dhe miq shumë të mirë. Ai është fenomen në punë, një partner i kujdesshëm, zemërgjerë me të gjithë përfshi dhe prindërit e mi. Jeta më ka përkëdhelur” – megjithatë Hana ka një lidhje jashtmartesore. “Nuk është një nga ata tipat që do e frekuentoja. Ai i jep kamionit dhe ka tatuazhe. Tingëllon si klishe por më dhemb të flas për të sepse kam frikë se do të shkatërrojë gjithçka që ka ndërtuar

Hana ka të drejtë. Pak janë ngjarjet në jetën e një çifti përpos sëmundjes dhe vdekjes që sjellin me vete një forcë të tillë shkatërruese. Për vite me rradhë, terapistja Ester Perel tregon se gjatë punës së saj të këshillimit ka rastisur me qindra çifte që kanë rënë pre e tundimit të tradhëtisë. Por Ester nuk e ka fokusuar hulumtimin e saj për këtë dukuri vetëm tek praktika e saj si këshilluese e çifteve në krizë por edhe në biseda mes miqsh, rrjete sociale, konferenca, dreka pune…nga Pittsburgh në Buenos Aires, nga Delhi në Paris. Ajo ka kryer një studim të mirëfilltë botëror mbi mungesën e besnikërisë.

Tradhëtia ka ekzistuar që kur u ‘shpik’ marrëveshja, edhe pse është kaq e zakonshme sërish ajo është fare pak e kuptuar. Përreth botës, merr përgjigjie të ndryshme kur përmend tradhëtinë. Disa e dënojnë e të tjerë dorëzohen në pranimin e saj. Në Paris, tema ngjall droje deri në frikë të menjëhershme në bisedat që bëhen darkave, dhe vihet re se janë të shumtë njerëzit që janë ndodhur në të dyja anët e historisë: si tradhëtarë ose të tradhëtuar.

Në Bullgari,një grup grash duket se e konsiderojnë tradhëtinë e burrave të tyre si fatkeqësi por të pashmangshme. Në Meksikë, gratë flasin me krenari për të drejtat e grave duke u rebuluar kundër kulturës “la casa grande y la casa chica” që mbështet burrat të kënë dy shtëpi “të madhe për familjen dhe të vogël për të dashurat e tyre”. Pabesia mund të jetë kudo, por mënyra se si e kryejmë aktin dhe kuptimi që i japim, si e përjetojmë dhe flasim për të lidhet përfundimisht me kohën dhe vendin e veçantë ku drama shpaloset.

Lidhjet jashtëmartesore nuk janë ajo që kanë qenë për shkak se martesa nuk është ajo që dikur ishte. Në pjesën më të madhe të vendeve të botës, sikurse e tregon dhe rrjedha historike, martesa trajtohej si një aleancë pragmatike që siguronte stabilitetin ekonomik dhe kohezionin social të një shteti në nivel drejtuesish apo të komunitetit në aspekin shoqëror. Për Hanën dhe Kolin, sikurse për shumicën e çifteve të ditëve të sotme, martesa nuk është më një sipërmarrje ekonomike, por një angazhim që dy individë e ndërmarrin bazuar në dashur dhe jo në detyrim.

Tradhëtia ndodh në martesa të lumtura dhe në martesa të palumtura. Kjo ndodh madje edhe në marrëdhënie të hapura ku marrëdhënia është negociuar me kujdes paraprak. Atëherë përse njerëzit mashtrojnë edhe kur janë të lumtur apo të lirë për t’u larguar nga marrëdhënia që kanë apo për t’u divorcuar nga bashkëshortja?

Për Hanën shpërqëndrimi, siç preferon ta quajë ajo tradhëtinë ndodh kur në martesë mungon diçka. “Nëse keni gjithçka që ju nevojitet në shtëpisi premtime të martesës moderne – nuk duhet të keni arsye për të shkuar diku tjetër” – shpjegon ajo. Prandaj, tradhëtia duhet të jetë me gjasë një simptomë e një marrëdhënieje që ka nisur të shkërmoqet.