I ftuar në ERTV Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka sqaruar mbi rastin e denoncuar nga media, sipas së cilës kimikati “Silikon Miks” po përdorej në vend për të rritur artificialisht prodhimet bujqësore dhe se ishte Ministria e Bujqësisë ajo që e kishte lejuar qarkullimin e tij.

Ministri e ka quajtur këtë rast një spekulim të madh publik pasi së pari, nuk bëhet fjalë për një pesticid por për një pleh kimik.
“Mjafton të dish anglisht, fertilizer është pleh kimik, jo pesticid. Ky është një “EC Fertilizer”, pra i çertifikuar për t’u tregtuar konform standardeve të BE. Ligji i plehrave që përdoren për bimësinë detyron institucionet që plehrat kimike “ec fertilizer” lejohen të qarkullojnë”, tha Peleshi.

Peleshi sqaroi edhe pse ky pleh kimik ishte bllokuar disa kohë më parë nga AKU Durrës duke theksuar se gjatë procedurës ishte përdorur një referencë e gabuar ligjore.

“AKU e bllokoi këtë pleh kimik sepse ka menduar që duhen bërë analizat, pa aty emrin silikon, përmbajten e silicit dhe kërkoi që të bëhen analizat. Kështu e kanë gjykuar ata por procedura e tyre nuk përputhej në ligj. Subjekti I interesuar bëri ankesë në Ministri, ne mblodhëm një grup ekspertësh që shqyrtuan dhe panë që bllokimi ishte bërë me referencë ligjore të gabuar. AKU Durrës kishte përdorur për referencë ligjore një VKM që ka lidhje me plehrat që prodhohen në vend, por këtu kishim të bënim me një import të një produkti që ishte i çertifikuar. Ndaj ministri i kërkoi AKU-së të rishikonte bllokimin. AKU e pranoi që referenca ishte e gabuar”.Lexo.al/