Një konflikt me thika mes disa të huajve në Itali, la të plagosur edhe një shtetas shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Breshia, ku mesohet se personat ishin të dehur.

Sherri shpërtheu në orën 1 pas mesnatësa duke gdhirë dita e sotme, në rrugën Palestro,  duke cituar një komunikatë të policisë lokale.

Dy të rinj afrikanë dhe shqiptari u plagosën lehtë me thikë.

Në momentin e mbërritjes së karabinierëve, kishin mbetur vetëm të plagosurit, ndërsa të tjerët ishin larguar.

Të tre u dërguan në spital, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën, në pritje për t’u marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen.j.j