Klaudia Malaj/ Nuk kalon muaji nëse një familje nuk do qajë për djalin emigran i cili ndodhet në qendrat e izolimit, në burg jashtë Shqiprisë. Dhe ky është një fakt i trishtë dhe i rëndë.

Opinioni shqiptar shokohet sa herë nga mediat ndërkombëtare shpërndahen lajme se “një shqiptar ndodhet pa ndjenja në ambientet e vuajtjes së dënimi” apo më keq akoma kur mësojmë se djali shqiptar humb jetën.

Janë krime të cilat gjithmonë mbesin pa fajtor, edhe pse është e vetë kuptueshme se kush mund t’i kryej këto veprime.

Të gjitha vdekjet në burgjet e botës:

Ajo që mbahet mend dhe kujtohet shpesh si një “shembull” skandaloz edhe më tronditësja është dhuna që çoi në vdekje shqiptarin Kudret Kume i njohur ndryshe si Ilia Kareli.
Çështja e tij i ka fillesat e saj në 25 mars të vitit 2014 ai plagosi për vdekje një roje grek në burgun e Malandrinos, transmeton Lexo.al.

Tre ditë më pas, gjatë transferimit të tij në institucionin penitenciar të Nigritës, 90 km larg Selanikut, rojet e këtij burgu, duke dashur ta ndëshkojnë për vdekjen e kolegut të tyre, e kanë torturuar në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke shkaktuar tek ai dëmtime të shumta dhe të rënda trupore si dhe thyerje të brinjëve, të kafazit të kraharorit, të cilat sollën pas disa orësh edhe vdekjen e Ilia Karelit. Askush nuk u dënua për këtë vrasje të shqiptarit.

Një rast tjetër po kaq i dhimbshëm ka qenë edhe ai i Pëllumb Marinkolajt, i cili u arrestua nën akuzën e vjedhjes. Pas 8 viteve burg, Marinkolaj ishte urdhëruar me vendim të dytë gjykate me masën “Detyrim paraqitjeje”, shkruan Lexo.al.

Me date 3 gusht në orën 8 te darkës ai është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros Athinë duke deklaruar se i riu shqiptar ka rëne nga kati i katërt i godinës së rajonit.

Kush mendoni se mund ta ketë përshpejtuar vdekjen e tij. Do ishte fëmijnore të mendonim se janë shkaqe natyrale. Edhe për këtë rast nuk ka masa shtrënguese për fajtorët.

Një tjetër rast dhune nga autoritetet policore është shënuar edhe ndaj shqiptarit Klodi Lesi.
Lesi i cili akuzohet se vrau bashkëshorten e tij u dhunua nga policia greke kur u kap në një magazinë në Kalkidhiki disa ditë pasi kreu aktin makabër.

Mediat shkruajtën asokohe se ai është rrahur nga policët që e arrestuan. Në seancën e parë ai nuk u paraqit në gjykatë dhe arsyeja që dha avokati ishte gjendja e rëndë psikologjike, por me sa duket ka qenë vetëm një arsye për të fshehur dhunën ndaj tij.

Florenc Beqiraj ishte djali 23 vjeçar nga Shkodra i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në Francë, në burgun e Marsejës.

Në luftë me jetën i riu mundi të qendronte në këtë botë fal aparaturave tepër të kushtueshme. Për Beqirajn u tha se ishte dhunuar në mënyrë të vazhdueshme deri sa shpirti I tij nuk mundi më të rezistonte më.

Tani, shqiptarët që patën fatin e keq të vuajnë dënime në burgjet e botës tani janë ëngjëj në qiell./Lexo.al