Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, është ndaluar sërish mbrëmjen e djeshme nga policia. Mes një sezoni mjaft të ngarkuar dhe udhëtimeve në vende të ndryshme për të realizuar koncerte, reperi duket se ka tejkaluar shpejtësinë.

Sipas një fotoje të publikuar nga vetë ai, duket se Noizy është ndaluar nga policia e Kosovës. Reperi është ndaluar nga policia pas koncertit. Ai ka shpërndarë një foto por nuk ka treguar arsyen se pse ka ndodhur kjo.