Policia italiane ka shkatërruar një bandë prostitucioni të drejtuar nga shtetas shqiptarë. Katër persona janë vënë në pranga, mes tyre edhe një femër.

Sipas policisë italiane, personat e arrestuar janë identifikuar me inicialet G.E., K.F., S.E., si dhe shtetasja J.A. 28-vjeçe, e cila punonte edhe si prostitutë krahas organizimit të aktivitetit.

Kjo shtetase dhe tre shiqptarët e tjerë akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion dhjetëra vajza të reja në zonën e Astit në Itali raportojnë mediat italiane.

Vendi ku ky grup operonte ishin sheshet “Savona” dhe “Alessandria”. Hetimet për grupin kanë nisur prej vitit 2016 pas një përplasjeje me një grup tjetër për çështje territori shkruan JavaNews.

Vajzat e grupit të shkatërruar u kërcënuan aso kohe se po ushtronin aktivitet jashtë territorit të tyre. Pas heitmeve të kryera, policia siguroi provat e mjaftueshme për të ndërhyrë.

Kjo bandë arrinte mijëra euro xhiro në natë pasi vetëm një prej vajzave, siguronte rreth 600 euro.j.j