Vjet në Serbi kanë vdekur rreth 39 mijë veta më shumë se sa që kanë lindur.

Sivjet më së shumti lindje ka pasur në Novi Pazar e më së paku në komunën e Rekovacit.

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm në 6 prej tyre është shënuar shtim pozitiv i popullatës: Bujanoc, Novi Sad, Sjenicë, Preshevë, Tuti dhe Novi Pazar, përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug.

Numri i banorëve në Serbi vjet ka qenë pak më shumë se 7 milionë.