Nga Mero Baze/

Herët në mëngjes , ende pa shkuar ora 7, më zgjoi nga gjumi Dionisi, një arkitekt grek I marrosur pas historive të luftës italo greke, I cili donte të më takonte. Kishte ardhur në Peshtan një natë më parë, kish fjetur në një familje që I kishte lëshuar një dhomë dhe qysh në mëngjes, dhe më kishte zënë prit te kafja e fshatit. Kishte sjellë me vete një cantë të ushtarëve grek mbajtur në vitin 1941, nga babai I tij, ish ushtar në luftën italo greke. Dhe një gavetë të vogël ushtarësh.

Shoqëruesi i tij, një shqipar nga Tomorica e Skraparit, ishte po ashtu nga një fshat ku babai I Dionisit kishte qenë si ushtarë.

Dionisi kish zbuluar Peshtanin nga një postim në Facebook, ku Edi Rama shikohej duke vizituar disa relike të luftës italo greke tek “Kafja e Mirës” , një guidë e palodhur e shtigjeve malore në fshat për turistët e huaj. Dhe ishte nisur duke marrë me vete dy relike për t’ia dhuruar “muzeut” modest të saj.

U hallakatëm gjatë në bisedë për shumë gjëra, por sidomos për turizmin historik, dhe mënyrën se si të ngjallen fshtarat që kanë potenciale turistike. Dionisi kishte studjuar arkitekturë në Venecia dhe më pas ishte marrë me histori dhe në finale kishte bërë vet një minimuzeum në Kallamata, si Mira në Peshtan, e cila është nja guidë autodidakte e pasionuar.

“Jeni në kohën e duhur, dhe vendin e duhur. Mos bëni gabime..”. E përsëriste me aq zell këtë gjë, sa dukej që ndjente rrezikun me të cilën përballet pasionet me realitetin. Dhe për ta ilustruar këtë tregoi se prej vitesh në Greqi nuk punonte më si arkitekt, pasi ishte vrarë si profesion. Fotografonte shtëpitë e rrënuara dhe mi tregonte si kishin dal në foto. Pastaj vendoste një helmetë ushtari grek mbi murin e kafes dhe e filmonte me grykën në sfond. Sillej si njeriu që kishte gjetur vendin për ku ishte nisur.

Ndërkohë që flisnim ja behën dy turistë holandez. Gudia që do të shoqëronte në mal, u fut në kafe, pasi zuri një ves shiu. U prezantuan dhe duke parë që flsinim për luftën italo greke , holandezi u përfshi në debat. Për 1 minutë u pa që dinte shumë më shumë se ne. Na rekomandoi dhe një libër të një historian serioz për luftën e dytë botërore në Ballkan.

-Ku punoni,- e pyeta?

-Në Ministrinë e Jashtme të Holandës, -tha.

-Uau .

Për ti shtuar humor mëngjesit, mora qëndrim pak më serioz dhe e pyeta qartazi me humor:

-Ju zotëri mos jeni ndonjë nga ata që nuk pranon që Shqipëria të hap negocitat me BE?

Por nuk e mbajta dot të qeshurën. As ai.

-Jo,- tha. Ti duhet të jesh ndonjë nga ata që pengon. Dhe qeshi me zemër.

Duke shkëmbyer emailet, kur po shkruaje emrin e tij, për ti cuar një guidë të zonës në anglisht, kontaketet e mija më email, sugjeruan disa kontakte me emrin Arjan.

-Pse ka emër Arjan në Shqipëri, pyeti I cuditur diplomati?

-Po I thashë. Në këtë fshatin mund të jenë disa.

Kjo e hutoi së tepërmi dhe dicka foli me gruan e tj në hollandisht.

Me siguri na di me emra arabë , I thashë Dionisit duke qeshur. Ndaj nuk na I hapin negociatat.

Ndërkohë që po prisnin ciftin tjetër të turistëve holandez që po vinte pas tyre, e pash që Arjani, diplomati holandez po shikonte si I hutuar një fshat të humbur, ku për dreq kish dal dhe një si puna ime, ta pyste pse nuk I hapni negociatat me Shqipërinë. Edhe pse ai ishte arratisur ti ikte punës së tij, ajo I kish dal përpara në një vend të harruar. Bota është shumë e vogël dhe kanë ngel kaq pak vende të paprekura, sa pasionantët I bashkon një kafe fshati.

Shqipëria, vendi I cili po rraskapitet për të ratifikuar negociatat me BE, të cilat na hapin derën për t’u ambjentuar me shtëpinë e madhe evropiane, duket se është e papërgatitur për ardhjen e evropianëve në Shqipëri. Në kafen e vogë të fshatit pastaj në shtëpinë time, u desh të pija kafe me së paku 5 të huaj, që në orën 8 të mëngjesit.

Në një fshat ku mund të gjesh vetëm disa dhoma të sikletëshme për të fjetur një natë, një kafe modeste me një ekspozitë relikesh që tërheq pasardhës grek dhe italianë të luftës dhe një panoramë e jashtëzakonshme gjelbërimi, gryka malesh, shtigje malorë të rrallë dhe të frikshëm dhe dy lumenj që sillen si të kapur peng, mes pesë malesh, ti e kupton më mirë dhe më qart, përse turistët po vijnë tek ne, janë më shumë se sa ne kemi kërkuar, dhe më shumë se sa ne jemi gati.

Edi Rama nuk e ka të egzagjeruar shifrën kur thotë se mund të vijnë dhe dhjetë milionë. Ka të egzagjeruar guximin për ti pritur. Duke u hallakatur me luftëra pa kuptim, Shqipëria po humbet shansin të investohet vetëm tek turizimi dhe t’ia dal duke e kthyer atë në motor që të diktoj zhvillimet e tjera ekonomike në vend. Në fakt gabimi ynë fatal është se ekonomitë e tjera po diktojnë turizmin. Biles po e shkatërrojnë atë. Boll të shikosh c’bëhet me HEC nga Valbona në Zagori dhe Langaricë, për të kuptuar që po ecim si gaforja.

Këtë javë ndenja gjatë në Peshtan pasi disa nxënës të Liceut Artistik të Tiranës, i kisha organizuar në një projekt, me një mbështetje nga Ministria e Kulturës, të bënin piktura nëpër fshat shtëpitë e vjetra, dhe pleqtë që rrinin nëpër porta. Kishin një javë që raskapiteshin nëpër fshat dhe në dark qetësoheshin 25 km më larg, në Gjirokastër, ose Përmet. Mendova ti mbledh punimet e tyre të sinqerta në një ekspozitë shetitëse për të promovuar zonën dhe duket se ja vlejti.

-Cfarë u bëri më shumë përshtypje nxënësve, -I thashë një prej pedogëve që i mbikqyrte ata nëpër fshat.

-Portat e shtëpive më tha. Vetëm këtu shikon porta shtëpish, pa shtëpi brenda. Zakonisht gjejmë shtëpi të cilave u është prishur porta. Këtu ka porta që u është zhdukur shtëpia.

Dhe Dionisi, miku im I ri grek, kishte filmuar disa prej tyre. Dhe unë që I di pëmendësh, kush janë dhe pse nuk I rëbëjmë dot, jo vetëm nga mungesa e pareve, por më shumë nga mungesa e ideve dhe vemendjes, më vjen të plas.

Nëse Shqipëria më 1991 akuzohej se u hap vrullshëm si një “han pa porta” si “një shtëpi me dyer të shqyera”, sot ajo është në përpjekje për të ftuar të ikurit dhe kurjozët, por ka ngel thjeshtë një “Port pa shtëpi”.

Dhe këtë e kupton në një mëngjes pranevre me shi në Peshtan, ku të pesë të huaj, I bashkon një kafe e humbur, historia e largët e luftës dytë botërore, ku aty kishte një shesh betejë të përgjakshme, dhe dëshira e njerëzve për t’ia rinis nga e para. Mes portave pa shtëpi. Sic ngjan Shqiperia qe fton turiste.