Portali i familjes Berisha ka kujtuar sot Pjetër Arbnorin.

“Demokratet krenohen me Pjeter Arbnorin, socialistet me Myslim Pezen. Vetem kjo mjafton per te kuptuar se kush eshte e mira, dija e toleranca, perballe te keqes, injorances dhe dhunes!

Nje pluralist i vertete, i tille u burgos 26 vjec, i tille doli nga burgu 54 vjec, i tille e la kete boten tone qe kurre nuk mori formen qe ai deshi.

Pluripartizmin dhe tolerancen. Dje duhej te ishte 83 vjec!!!”, shkruan Çlirim Peka, që drejton familjen e financuar nga Shkëlzen Berisha.

Ai shkruan se 8 korriku është dita e lindjes, por në fakt është dita e vdekjes, pasi Arbnori ka lindur në dhjetor.

Me sa duket, ai reflekton makthin që familja Berisha ka nga vdekja e Pjetër Arbnorit.

Kjo, pasi Arbnori ndërroi jetë në Napoli, pas braktisjes që i bëri Sali Berisha.

Pjetër Arbnori (Durrës, 18 janar 1935 – Napoli, 8 korrik 2006) ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet. /TemA