Presidenti i vendit, Ilir Meta, e ka nisur diten sot me një apel të veçantë.

Ne Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, kreu i shtetit ben thirrje per vëmendje ndaj fëmijëve, kunder punes, dhunes dhe shfrytezimit te tyre.

Perfshire dhe ata femije qe shfrytezohen nga kompanite e nxjerrjes se kromit ne bulqize sidomos, per mbledhjen e mineralit per pak leke.

Mesazhi i Metes :

Sot, në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, kam një apel të veçantë, për të reflektuar dhe për t’u ndërgjegjësuar ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme.

Ende ka shumë fëmijë, që lypin në rrugë, punojnë në të zezë, jetojnë në kushte të papranueshme sociale e psikologjike, nuk arsimohen dhe janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë.

Ata meritojnë një shoqëri që iu garanton të rriten të lumtur dhe në paqe.

Të tregojmë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, më shumë vendosmëri për të penguar këto fenomene negative, për të forcuar masat ligjore ndaj përgjegjësve dhe përfituesve të shfrytëzimit të tyre dhe për të krijuar kushtet sociale në ndihmë të familjeve të varfëra.

Jo punës së fëmijëve!

Jo dhunës, abuzimit, dhe shfrytëzimit të tyre!