Presidenti i ekipit të Romës, James Pallotta, e kaloi mëngjesin në Napoli dhe, duke folur në një restorant me gazetarët e “Areanapoli.it”, konfirmoi zërat rreth situatës së portierit të tij brazilian: “Alisson kushton shumë, 78 milionë euro. Ai është afër Real Madridit, ndërsa Nainggolan do të shkojë tek Interi”.

Pas një sezoni, në të cilin ishte portieri më i mirë në Europë, çdo gjë tregon se Alisson mund të mbërrijë te “Los Blancos”. Në konferencën për shtyp nga kombëtarja e Brazilit, Alisson nuk e fshehu se e ardhmja e tij ishte ende e padefinuar dhe se dëshira e tij ishte ta mbyllte atë përpara debutimit në Kupën e Botës, kundër Zvicrës, të dielën.

Roma duket se tashmë e ka humbur portierin e saj, edhe pse rivali i madh i Real Madridit për brazilianin, në luftë për të, është ende Liverpool. Jurgen Klopp dhe klubi anglez po përpiqen ta bindin portierin se do të ishte opsioni më i mirë për të, Premier League.