Presidenti bullgar Rumen Radev gjatë pres konferencës së përbashkët me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov tha se Bullgaria është shumë e shqetësuar nga eskalimi i Maqedonisë lidhur me marrëveshjen për emrin e ri të shtetit, transmeton Zhurnal.

Radev e ftoi Ivanovin që mos të jetë veç pjesmarrës, por edhe udhëheqës në dialogun mes institucioneve në Republikën e Maqedonisë, siç potencoi, kjo është kusht i rëndësishëm për arritjen e prioriteteve strategjike – antarësimin në BE dhe NATO.

“Bullgaria e pranon marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, sidomos përshkak se do ti shlyej pengesat në rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE dhe NATO”, tha Radev./e.e