Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook shkrimin e prestigjozes  “Energyworld” i cili i ka kushtuar vëmendje njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për hapjen e ankandit ndërkombëtar për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në zonën e Akërnisë së Vlorës.

Më poshtë postimi i Gjiknurit

Mediat e huaja po i kushtojnë vëmendje të zgjeruar njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për hapjen e ankandit ndërkombëtar për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në zonën e Akërnisë së Vlorës. Ky impiant me energji diellore do të jetë me kapacitet gjenerues të instaluar mbi 50 MW. Zbatimi i projekteve të kësaj madhesie të energjisë së rinovueshme, mundëson tërheqjen e investitorëve të huaj në këtë sektor, duke e bërë Shqipërinë një qendër rajonale të prodhimit të energjisë. Një punë mbi 1 vjeçare për përgatitjen e legjislacionit, studimeve dhe rregullave që shpresojmë të kurorëzohet me sukses.

https://energy.economictimes.indiatimes.com/news/renewable/albania-seeks-bids-for-first-solar-power-plant-on-adriatic-coast/65259582