Princi Louis i Kembrixhit do të pagëzohet sot përpara anëtarëve të ngushtë të familjes mbretërore. Vogëlushi 11-javësh i Kate dhe Princ William, i pesti në rradhën e fronit, do pagëzohet nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Ëelby në Katedralen Mbretërore në Pallatin e Shën Jakobit.

Princi George dhe Princesha Charlotte do të jenë atje për ditën e madhe të vëllait të tyre më të vogël. Kjo do të jetë hera e parë që Duka dhe Dukesha e Kembrixhit si edhe tre fëmijët e tyre do shihen së bashku. Kensington Palace ende nuk e ka publikuar listën e të ftuarve, por pagëzimet mbretërore janë zakonisht një ngjarje e vogël familjare.